Është më e lehtë të hipnotizosh njerëzit që kanë nivele të larta përqendrimi, ndërsa ata me zakone të përcaktuara rreptësisht, të prirë ndaj qëndrimeve rutinë dhe ‘të kufizuara’, i rezistojnë hipnozës më së shumti
Hipnoza është një gjendje e vetëdijes në të cilën njerëzit janë të gatshëm, më shumë se zakonisht, të ndjekin udhëzimet dhe t’i ruajnë ato shpesh dhe përgjithmonë në tru, transmeton Telegrafi.
Me hipnozë, njerëzit ndalojnë pirjen e duhanit, zgjidhin problemet shëndetësore, lehtësojnë lindjen dhe i ndihmojnë ata të humbin peshë.
Hipnoza të qetëson, të çon në një hapësirë “tjetër” dhe të ndryshon zakonet. E vetmja gjë e rëndësishme është të relaksoheni.
Disa njerëz është e pamundur të hipnotizohen
Është më e lehtë të hipnotizosh njerëzit që kanë nivele të larta përqendrimi, ndërsa ata me zakone të përcaktuara rreptësisht, të prirë ndaj qëndrimeve rutinë dhe ‘të kufizuara’, i rezistojnë hipnozës më shumë, thonë shkencëtarët e Universitetit Stanford.
Ata zbuluan disa vite më parë se rreth 25 për qind e njerëzve është e pamundur të hipnotizohen, dhe pacientët që hipnotizohen lehtë në jetën private zakonisht marrin vendime të shpejta, kanë fusha të gjera interesi dhe fuqi të madhe përqendrimi.
Te njerëzit që i rezistojnë hipnozës, ekziston një lidhje e dobët midis rajoneve të trurit përgjegjës për përqendrimin e vëmendjes dhe përcaktimin e prioriteteve, dhe këto dallime u konfirmuan nga imazhet magnetike të trurit gjatë hipnozës, të cilat zbuluan se shumica e aktiviteteve zhvillohet në pjesën e cila është përgjegjëse për proceset e vendimmarrjes.
Njerëzit që hipnotizohen lehtë janë ata që mund të lehtësisht imagjinojnë se kjo ndikon tek ata, dhe në të njëjtën kohë përqendrohen dhe injorojnë gjërat nga mjedisi që ndërhyjnë te ata – tha drejtuesi i studimit, Dr. David Spiegel.