Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK: Në trajtim 5 raste me Covid-19 pozitivë dhe 20 të tjera post- Covid

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 5 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 20 të tjerë më post-Covid.

“Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë dy pacientë të shtrirë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK

Sipas njoftimit, 17 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa dy pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sa i përketë pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar dy pacientë, ndërsa në Spitalin e Prizrenit dhe Gjakovës janë duke u trajtuar  nga një pacient.

Youtube

Arkiva

Kategoritë