Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kjo është zgjidhja natyrale me të cilën mund t’i hiqni njollat e çokollatës

Mos u shqetësoni, ekziston një zgjidhje natyrale për t’ju ndihmuar!

Amvisat me eksperiencë thonë se janë dy gabime që e bëjnë edhe më të vështirë heqjen e njollave, thuajse të pamundur!

Kur rrobat ose mbulesa e tavolinës janë të lyer me çokollatë, nuk duhet të bëni kurrë atë që shumica e njerëzve do të nxitonin të bënin – të vendoseni pëlhurën nën ujë të nxehtë. Dhe ky është gabimi i parë, transmeton Telegrafi.

E kuptojmë pse do të mendonit se duhet të jetë kështu, uji është i ngrohtë do të shkrijë çokollatën dhe do t’i “dalë” nga pëlhura, apo jo? Jo, thjesht do të futet edhe më thellë në fibra sapo të shkrihet pak.

Së pari, provoni të gërvishtni sa më shumë çokollatë të jetë e mundur me një thikë jo të mprehtë, të tillë si një thikë gjalpi. Kini kujdes që të mos dëmtoni pëlhurën.

Më pas kthejeni përmbys dhe lëreni nën një vrushkull të fortë uji të ftohtë mbi njollën. Uji do ta “shtyjë” njollën drejt sipërfaqes, në vend që ta thithë edhe më thellë drejt pjesës së pasme të pëlhurës.

Ndoshta duhet të kërkoni detergjent për larjen e enëve tani, duke menduar se do ta bëjë më të lehtë heqjen e njollave të ushqimit?

Mos bëni një gabim tjetër, tani është koha për të fërkuar njollën me detergjent rrobash. Më mirë do të largojë mbetjet e çokollatës.

Më pas lajeni pëlhurën sipas programit të zakonshëm në rrobalarëse

Youtube

Arkiva

Kategoritë