Tensioni është ndër problemet më të shpeshta që haset te njerëzit, sidomos tek ata në moshë.
Si problem kryesor që con drejt manifestimit të kësaj sëmundjeje është edhe stili i jetesës, andaj një ndryshim i rutinës suaj mund ta përmirësojë gjendjen.
Më poshtë i gjeni disa prej hapat që duhet ndërmarrë për ta rregulluar tensionin:
Duke qënë se ky problem shfaqet veçanërisht nga stili i jetesës, ndryshimet e para sigurisht që do të fillojnë nga aty. Sipas këshillave të ISHP, vetëm me gjashtë hapa të thjeshtë mund të arrini ta shmangni dhe përmirësoni këtë problem.
Kontrolloni peshën
Mbajtja e peshës së duhur është gjithnjë thelbësore për parandalimin e hipertensionit. Ekspertët thonë se 50% – 90% e presionit të lartë të gjakut mund të evitohet me një stil të shëndetshëm jetese. Mbipesha rrit ndjeshëm presionin e lartë të gjakut ndaj nëse jeni obezë duhet të dobësoheni të paktën 10% të masës tuaj trupore. Sa më shumë të dobësoheni aq më shumë do të bjerë presioni i lartë i gjakut duke evituar një sërë sëmundjesh të tjera.
Konsumoni më pak kripë
Reduktimi i sasisë së kripës që konsumoni çdo ditë është një tjetër element kyç në trajtimin e sëmundjes. Kjo pasi konsumimi i tepërt i kripës rrit presionin e gjakut. Ekspertët rekomandojnë produktet që kanë më pak se 0.25gr kripë për 100 gr.
Evitoni alkoolin
Përveçse dëmton mëlçinë dhe zemrën, konsumimi i sasive të mëdha të alkolit mund të çojë edhe në shfaqjen e hipertensionit. Sipas ekspertëve personat që konsumojnë një gotë alkol në ditë, kanë 53% më shumë mundësi të preken nga hipertensioni. Mundohuni ta evitoni atë sa më shumë të jetë e mundur, pasi është një rrezik për shëndetin e të gjithë organizmit.
Konsumoni më shumë fruta dhe perime
Nëse konsumoni 5 ose më shumë fruta dhe perime në ditë do të jeni larg zonës së rrezikut. Frutat dhe perimet janë ndër ndihmësit më të mirë për të ulur presionin e lartë të gjakut. Gjithnjë kini parasysh t’i zgjidhni ato të freskëta dhe të stinës.
Jini aktivë
Aktiviteti fizik është zgjidhja për shumë sëmundje, ashtu edhe për presionin e lartë të gjakut. Mjekët rekomandojnë kryerjen e aktivitetit fizik çdo ditë, me të paktën 30 minuta ose 5 herë në javë. Kjo mënyrë do të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut në trupin tuaj, gjithashtu do të ulë edhe peshën e tepërt.