Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Simite të shpejta dhe të shijshme me hudhër dhe vaj ulliri

Kjo është receta e simiteve të buta për adhuruesit e ushqimeve meditariane

Përbërësit:

– 1 kg miell,
– 2 vezë,
– ½ l qumësht,
– 1 dl ujë,
– 1,5 dl vaj,
– një kube tharmë,
– një lugë e vogël sheqer,
– një lugë e vogël kripë
– 1 vezë për lyerje,
– 1 dl vaj ulliri,
– 3 thelpinj hudhre,
– rigon sipas dëshirës.

Përgatitja:

Në pak qumësht dhe sheqer shtoni tharmin dhe lëreni disa minuta që të bymehet. Ndërkohë trazoni dy vezë.

Shtoni qumështin, ujin, sheqerin, kripën dhe vajin. Shtoni tharmin dhe përzieni ngadalë.

Gradualisht shtoni miellin dhe me duar ngjisheni brumin. Kur të mos ngjitet për duar, brumi është i gatshëm.

Brumin lëreni në një enë dhe lyeni me pak vaj apo ujë në mënyrë që të mos bëjë kore. Mbulojeni brumin dhe enën me leckë të njomur dhe lëreni dy orë që të bymehet.

Kur brumi të bymehet, formoni 12 topa të vegjël. Radhisni në tepsi të mbështjellë me letër për pjekje dhe lëreni të qëndrojë 30 minuta.

Lyeni topat me një vezë të tundur dhe piqni në 180 gradë derisa të marrë ngjyrë ari.

Kur simitet të piqen, lyeni me marinadë nga vaji i ullirit, me hudhrën e grirë imët dhe me rigon.

Lërini simitet të thithin marinadën, dhe pastaj kënaquni me shijen e tyre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë