Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 637.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,991 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.169 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, deri më sot janë vaksinuar me dozën e dytë 784.166 qytetarë.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.677.000 doza të vaksinës.v