Si pasojë e telasheve me fshikëzën (hiperaktiviteti), shpesh ndodh të urinoni pavullnetshëm. Sipas ekspertëve amerikanë të shëndetit, ky problem lidhet me stresin, por që mund të kurohet në kushte shtëpie me anë të disa metodave.
- Drithërat
Për shkak të efekteve të tyre pozitiv në funksionimin normal të zorrëve, drithërat janë shumë të rekomandueshme për konsumim. Pos tjerash, këto bimë ndikojnë edhe në rregullimin e punës së fshikëzës hiperaktive.
- Farërat e kungullit
Farërat e kungullit trajtojnë problemet me fshikëzën e urinës, duke përfshirë dhe hiperaktivitetin. Farat e kungujve rrisin prodhimin e testosteronit duke forcuar muskujt e legenit.
- Bananet
Ushqimet e pasura me magnez, të tilla si banane, misër dhe patate, mund të ndihmojnë në reduktimin e spazmave të muskujve, sipas Health.com. Magnezi është gjithashtu i rëndësishëm në inkurajimin e fshikëzës tuaj për t’u zbrazur plotësisht duke parandaluar kështu urinimin e shpeshtë.
- Qumështi
Vitamina D, e cila gjendet në qumësht, peshk dhe vezë, zvogëlon rrezikun e mosmbajtjes së urinës. Kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë, raporton Health.com.