Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tri përfitimet nga omega-3

Omega-3 është shumë e rëndësishme për trupin tonë. Vlerat e këtyre acideve qëndrojnë në efektin pozitiv për trurin edhe trupin.

Pos këtyre benefiteve që fitohen nga Omega-3, ka edhe shumë të tjera, të cilat i gjeni më poshtë.

  • Përmirësojnë të pamurit

DHA, një tip i Omega 3, përbën ndërtuesin më të madh të retinës së syrit. Kur nuk merr mjaftueshëm DHA, probleme të shikimit mund të shfaqen. Marrja e mjaftueshme e Omega 3 është e lidhur me reduktimin e degradimit të makulës, një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të shikimit dhe verbërimit.

  • Ul rrezikun ndaj sulmeve kardiake

Sulmet e zemrës dhe goditjes janë shkaku më i madh i sëmundjeve të zëmrës. Dekada më parë, kërkuesit vëzhguan se konsumimi i mishit në disa komunitete ndimhmonte në zvogëlimin e rreziqeve për sëmundjet e zemrës. Ky fakt u lidh drejpërdrejtë me konsumimin e omega-3.Që atëherë, acidet omega-3 mund të shkaktojnë një ulje të madhe të triglicerideve, zakonisht të përdorur në një përqindje rrëeth 15-30%.

Presioni i gjakut: Omega 3 mund të rrisë në mnëyrë të ‘mirë’ nivelin e kolesterolit HDL.

Mpiksja e gjakut: Omega-3 mund të bëjë që trombocitet e gjakut të mos grumbullohen së bashku. Kjo ndihmon në parandalimin e formimit të mpiksjeve të dëmshme pët gjakun.

Pllakë: Duke i mbajtur arteriet tuaja të qeta dhe të lira nga dëmtimet, acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në parandalimin e pllakës që mund të kufizojë dhe ngurtësojë arteriet tuaja.

Inflamacioni: Omega-3 zvogëlojnë prodhimin e disa substancave të lëshuara gjatë përgjigjes inflamatore të trupit tuaj.Për disa njerëz, acidet yndyrore omega-3 gjithashtu mund të ulë kolesterolin “e keq” të LDL. Megjithatë, provat janë të përziera, disa studime zbulojnë rritje në LDL.

Përkundër këtyre efekteve të dobishme në faktorët e rrezikut të sëmundjes së zemrës, nuk ka prova bindëse që shtesat omega-3 mund të parandalojnë sulmet në zemër ose goditje në tru. Shumë studime nuk gjejnë asnjë përfitim.

  • Omega-3 mund të luftojnë sëmundjet autoimune 

Një rënie në funksionin e trurit është një nga pasojat e pashmangshme të plakjes. Disa studime e lidhin marrjen më të lartë të omega-3 me rënien mendore të lidhur me moshën dhe një rrezik të zvogëluar të sëmundjes së Alzheimerit.Një përmbledhje e studimeve të kontrolluara sugjeron që shtesat omega-3 mund të jenë të dobishme në fillimin e sëmundjes, kur simptomat e AD janë shumë të buta.Mbani në mendje se nevojiten më shumë hulumtime në lidhje me omega-3 dhe shëndetin e trurit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë