Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 29 të tjerë më post-Covid.
“Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë dy pacientë të shtrirë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK
Sipas njoftimit, 27 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa dy pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Sa i përketë pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar tre pacientë, ndërsa në Spitalin e Prizrenit është duke u trajtuar një pacient.