Saktësisht 83 mijë e 935 pacientë kanë kryer analiza laboratorike në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë vitit 2021.
Këtë e bëri të ditur vetë stafi i spitalit, përmes një njoftimi në Facebook.
Numri më i madh i pacientëve është paraqitur gjatë muajit gusht, kur edhe fluksi i pandemisë ishte i madh, dhe në dhjetor, kur u shfaq gripi sezonal.
Postimi i plotë i spitalit (pa ndërhyrje):
83,935 pacientëve kanë kryer analiza laboratorike në Spitalin e Përgjithshëm Pejë gjatë vitit 2021!
Në vitin 2021 numri i pacientëve që kanë kryer analiza laboratorike ka qenë vërtet i madh. Janë saktësisht 83,935 pacientë që kanë kryer analiza e që në total kanë kryer 1,059,609 analiza.
Ky shërbim ndaj pacientëve është bërë i mundur me punë të palodhshme, përkushtim e angazhim maksimal të Personelit të Laboratorit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe furnizimeve me kohë me material e pajisje të nevojshme për kryerjen e analizave.
Sipas muajve numri më i madh i pacientëve ka qenë gjatë muajit Gusht kur variant Delta I Pandemisë me Covid-19 pati arritur kulmin dhe në këtë muaj numri I pacientëve ka qenë 8,423 pacientë, si dhe në muajin Dhjetor kur gripi sezonal ka një shpërndarje më të lartë dhe numri i pacientëve ka qenë 8,186.
Pasi që shërbimet në Laborator jepen 24 orë, 7 ditë në javë mesatarisht i bije që në vitin 2021 ka pasur 229 pacientë gjatë 24 orëve.
Padyshim që këto suksese që janë arritur falë angazhimit të personelit do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2022 e tutje.