Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, Valbon Krasiniqi sot ka mbajtur takim me drejtorët e spitaleve të përgjithshme.
Në këtë takim është diskutuar plani i spitaleve të përgjithshme, për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve me Covid-19.
Krasniqi ka kërkuar nga drejtorët e spitaleve të kenë angazhim dhe vigjilencë maksimale për zbatim të planit për menaxhim dhe trajtim të rasteve me Covid-19.
“ Edhe pse aktualisht situata është e qetë dhe nuk ka raste të spitalizuara me variantin Omicron, spitalet duhet të jenë në gatishmëri të plotë, që në rast të paraqitjes së rasteve të kenë të gatshme hapësirat dhe stafin e nevojshëm për të ofruar trajtimin e nevojshëm shëndetësor“, ka thënë ai.