Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi, ka apeluar që të mos përdoren mjetet piroteknike për festat e fundvitit.
Nga IKSHPK kanë treguar edhe për statistikat që flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike.
“Qytetarë të nderuar!Mos luani me mjete piroteknike!Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!Lëndimet nuk riparohen!Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!” thuhet nga IKShPK.