Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Receta për sallatën Ceasar

Sallata Cezar është një sallatë jeshile me marule rome dhe krutona të veshur me lëng limoni, vaj ulliri, vezë, salcë Worcestershire, açuge, hudhër, mustardë Dijon, djathë parmixhano dhe piper të zi. Në formën e saj origjinale, kjo sallatë përgatitet dhe shërbehet pranë tavolinës.

Përbërësit:

 200 gr fileto pule
▪ 1 fetë buke të thekur
▪ Sallatë jeshile
▪ 50 gr djath Parmigiano në copa të vogla
▪ 5-6 domate qershi sipas dëshirës

Përbërësit për salcën:

 100 ml majonezë
▪ 40 ml qumësht
▪ 40 gr parmigiano i grirë
▪ 1 lugë gjelle mustardë
▪ 2 lugë gjelle lëng limoni
▪ 1 thelbi hudhër

Përgatitja:

Përbërësit e salcës i fusim të gjithë bashkë në mikser dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë homogjene në formë salce.

Fileton e pulës e presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

Bukën e thekur e presim në kubikë gjithashtu dhe e hedhim bashkë me pulën sipër sallatës jeshile dhe djathit në copa.

Në fund shtojmë salcën sipas dëshirës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë