Shumë nga bimët shtëpiake të njohura sot vijnë nga klimat tropikale
Kjo do të thotë se atyre u pëlqejnë kushtet e ngrohta dhe nuk i duan ditët e errëta dhe të ftohta të dimrit.
Edhe pse të gjitha bimët e shtëpisë kërkojnë kushte të përshtatshme gjatë dimrit, ekspertët thonë se tri lule për të cilat do të flasim në vazhdim të këtij teksti janë veçanërisht të ndjeshme ndaj kushteve të stinës së dimrit.
Nëse keni një nga këto bimë në shtëpinë tuaj, ndoshta është koha për t’i zhvendosur në një vend të ri, ndryshoni rutinën e ujitjes.
Kalatea
Ajri i thatë për shkak të ngrohjes i dëmton veçanërisht, kështu që mund t’i zhvendosni. Vendosini ato nën kupolën e kopshtit nëse jeni në shtëpi, largojini nga ngrohësi ose, të themi, më afër një dritareje. Gjithashtu, nëse keni disa bimë, mund t’i gruponi, t’i afroni me njëra-tjetrën.
Fikusi lyrata
Kur drita e ditës fillon të zbehet në dimër, gjeni ndriçim artificial që do të imitojë diellin.
Peperomia
Nëse keni një dhomë në shtëpinë tuaj ku nuk ka shkuj, shumë dritare apo dyer, ky është vendi i duhur për peperominë tuaj. Kjo bimë gjithashtu mund të thahet lehtësisht, prandaj sigurohuni që të kontrolloni shpesh dheun e saj, duke u siguruar që ta ujisni mjaftueshëm.