Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 312.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.961, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,987 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.368 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, deri më sot janë vaksinuar me dozën e dytë 776.820 qytetarë.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës.