Urologu në Spitalin e Pejës, Shkelzen Elezaj ka bërë të ditur se brenda 10 ditësh kanë hequr tetë tumore në spital.
Në një postim në Facebook, Elezaj tha se përkundër sharjeve që marrin, mjekët janë të gatshëm të ju ndihmojnë qytetarëve në çdo situatë.
“Ndonese shpesh të sharë, fyer e përqeshur, të mirë e të këqinj prap po i gjindemi këtij mileti. Për 10 ditë pesë tumore të fshikës urinare, dy tumore të veshkës dhe një tumor i testisit. Shtoja edhe papërgjegjësinë dhe neglizhencen e popullatës, ushqimin hiperkalorik, mosaktivitetin fizik dhe pirjen e duhanit, gjendja bëhët edhe më alarmante. Me shpresë për ditë më të mira për të gjithë ne, gëzuar“, shkroi Elezaj