Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Menopauza mund të largohet, ja çfarë ndodh me vezoret

Shumë femra e përjetojnë keq menopauzën. Jo vetëm për ndryshimet fizike dhe psikologjike që ajo sjell, por edhe sepse shpesh shihet si fundi i feminilitetit dhe të qenit grua. Një lajm i mirë vjen nga bota e shkencës. Femrat mund të jenë pjellore (fertile) dhe të kenë cikël menstrual edhe pas menopauzës.

Ky studim është një ndër më befasuesit në këtë fushë dhe u paraqit në konventën vjetore të Shoqatës Evropiane të Shëndetit Riprodhues dhe Embriologjisë në Finlandë. Ai rrëzon mitin e orës biologjike dhe u krijon mundësi shumë femrave të ken fëmijë edhe në një moshë të vonë.

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë ‘’për të rinuar’’ vezoret në mënyrë që të prodhojnë vezë të reja. Bëhet fjalë për një trajtim të ti të qelizave staminale të grumbulluar në banka të ndryshme të gjakut. Këto qeliza të njohura ndryshe si tullat ndërtuese të jetës janë qelizat nënë që mund të prodhojnë çdo lloj qelize të trupit.
Shkencëtarët kanë injektuar plazma të këtyre qelizave në vezoret e femrave në menopauzë, duke stimuluar dhe riaktivizuar aktivitetin e tyre fertil.

Youtube

Arkiva

Kategoritë