Shtëpiza “Vrapo Babadimër”, e cila është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, është dëmtuar mëngjesin e sotëm, ku janë vjedhur edhe rreth 40 kostume.
Kështu ka njoftuar organizatori i këtij aktiviteti, Jusf Islami.
“Edhe pse isha tash i ftuar mysafir në program të mëngjesit në RTK, e pamundur të jem, fotografia flet vet, rreth 40 kostume të vjedhura dhe dëmtim i shtëpizës”, ka shkruar Islami në Facebook.
“Vrapo Babadimër”, edicioni i 6 ishte paraparë të fillonte më 12 dhjetor, me ç’rast ishin planifikuar edhe disa aktivitete si dhe ishte paraparë shitja e kostumeve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Qëllimi i kryesor i kësaj iniciative është ngritja e donacioneve për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike në Kosovë.