9 pacientë me Covid-19 pozitivë, po trajtohen në ShSKUK
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar me Covid-19 dhe 29 pacientë të tjerë që kanë kaluar kovidin.
“Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK
Sipas njoftimit, 22 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa gjashtë të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Sa i përket pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Pejës, Gjakovës dhe Ferizajit janë duke u trajtuar nga tre pacientë.