Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
11 pacientë me Covid-19 po trajtohen në ShSKUK

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 11 pacientë me koronavirus dhe 23 të tjerë po marrin trajtim mjekësor  post-covid.

“Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në kujdes intensive në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK.

Sipas njoftimit, 20 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, ndërsa katër të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sa i përket pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar katër pacientë, në spitalin e Gjakovës 3 pacientë, si dhe në Spitalin e Ferizajit janë duke u trajtuar dy pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë