Fotoja: Ilustrim
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër dhe janë ekzaminuar 153 fëmijë të tjerë nga një ekip i mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life”, në kuadër të misionit“Goli”.
Në njoftimin e QKUK-së thuhet se përzgjedhja e fëmijëve për operacion dhe ekzaminim është bërë nga Klinika e Pediatrisë në QKUK.
“ Ndërsa ekipi i mjekëve ndërkombëtar është asistuar nga mjekë dhe infermierë të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet me tej në njoftim.
Ekipi mjekësor i cili operoi fëmijët që kishin probleme me zemër përbëhej nga kardiokirurgët, Herbert Stern dhe Roberto Tumbarello.