Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 38 pacientë me COVID-19 po trajtohen me COVID-19 dhe post-covid.
ShSKUK bëri të ditur se prej tyre 14 janë të konfirmuar si COVID-19 dhe 24 të tjerë po marrin trajtim mjekësor pas COVID-19.
Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë pacient
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient.