Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Policia për sulmin në Gllogjan: Ka mundësi që dikush brenda autobusit të ketë qenë cak i sulmit

Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë në rajonin e Pejës, ka thënë se nuk ka arsye të besohet se të shtënat në Deçan, që morën jetën e tre personave, lidhen me ndonjë akt terrorist.

Sipas tij, më shumë ka mundësi që cak të ketë qenë dikush që ka qenë në atë moment në vend të ngjarjes.

Nga Spitali i Pejës ai ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave që kanë ndodhur rreth orës 19:00. Nga tre të vdekurit, dy janë nxënës, ndërsa i treti shofer i autobusit. Shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy nxdënësit më vonë, pasi s’kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve.

Një person i katërt është duke u trajtuar në këtë spital. Ai është jashtë rrezikut për jetë.

“Nuk kemi ndonjë arsye të besojmë se kemi të bëjmë me akt terrorist apo sulm në tërësi në autobus. Ka mundësi që cak të jetë dikush specifik në atë vend. Një person i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Policia është në vendin e ngjarjes. Njësitet e krimeve të rënda janë në vendin e ngjarjes. Po hetohen të gjitha pistat. Të gjithë jemi në vendin e ngjarjes”, ka thënë Elshani.

Youtube

Arkiva

Kategoritë