Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Punëtorët shëndetësorë në grevë tetë orëshe, Syla pret reflektimin e Qeverisë

Punonjësit shëndetësorë kanë hyrë në grevë të përgjithshme, me kërkesat që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Kuvend dhe të fillojë implementimi nga viti i ardhshëm.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë ofruar vetëm shërbime emergjente, ka bërë të ditur kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla.

Syla paralajmëroi se greva do të vazhdojë nëse nuk reflekton Qeveria, duke shtuar se do të kenë bashkëpunim edhe me sindikatat tjera për veprime edhe më radikale.

Ai theksoi se disa muaj më parë ka kërkuar të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Sa i përket reagimit të pacientëve për mos ofrimin e shërbime Syla tha se nuk po bëjnë asgjë më shumë veç se po i mbrojnë të drejtat e punëtorëve shëndetësorë. /EO

Youtube

Arkiva

Kategoritë