Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Variantet e reja të COVID-19

 COVID-19 është një sëmundje infektive e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2.

Numri i vdekjeve në botë nga ky virus deri më tani është rreth 2 milionë 300 mijë njerëz.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, variantet më shqetësuese deri më tani janë: ALPHA, BETA, GAMMA, DHE DELTA.

Varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, klasifikohet nga organizata ËHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë) si dominant në mbarë botën duke ia kaluar të gjitha varianteve tjera.

Ky variant po evoluon dhe po ashpërson sfidën me pandeminë, deri më tani janë zbuluar 20 variacione të tij të cilat janë në vëzhgim nga  Agjencia e Shëndetësisë në kuadër të OKB-së.

Në Kosovë u identifikua edhe varianti Delta Plus nga  mostrat e dërguara ditë më parë për sekuencionim përmes projektit të ECDC në laboratorët Eurofin, Gjermani. Sekuencionimi është bërë në 59 raste, prej të cilave në 12 raste (20.33%) është detektuar varianti Delta Plus (AY.4-like) dhe në 47 raste është detektuar varianti Delta (79,66%).

Duke pasur parasysh akoma numrin e lartë të personave aktivë që mund të bartin infeksionin dhe të panjohurat për shpërndarjen e shpejtë të COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar që ta bëjnë këtë sa më parë me qëllim të mbrojtjes nga secili variant i SARS-COV-2 dhe arritjen sa më të shpejtë të imunitetit me vaksinën kundër Covid-19 duke u vaksinuar plotësisht. Vaksinat e miratuara ose të autorizuara nga FDA për COVID-19 mbrojnë kundër Delta dhe varianteve të tjera të njohura.Vaksinat zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së rëndë, shtrimit në spital dhe vdekjes nga COVID-19. Të gjitha variantet shkaktojnë simptoma të ngjashme të COVID-19, disa prej tyre si  Alfa dhe Delta, mund të shkaktojnë sëmundje dhe vdekje më të rënda. Mbajtja e një maske është një mënyrë efektive për të reduktuar përhapjen e formave të mëparshme të virusit, variantit Delta dhe varianteve të tjera të njohura.

Youtube

Arkiva

Kategoritë