Grupet që bashkojnë njerëz të ndryshëm, varësisht nga prefencat e këtyre të fundit, janë të shumta në Facebook. Kjo formë e krijimit të “komuniteteve virtuale” e ka ridimensionalizuar komunikimin në këtë rrjet social, duke u dhënë mundësi anëtarëve që të shpërndajnë përmbajtje e mendime brenda një rrjeti të caktuar njerëzish.
Duke e parë pikërisht këtë evoluim të medieve sociale, është shumë e rëndësishme të qëndroni në hap me zhvillimet e fundit. Është grupi “Trampolinë” në Facebook platforma ku shkëmbehen mendime e informacione në lidhje me të rejat në rrjetet sociale.
Pa sharje, pa ofendime dhe pa përqeshje, “Trampolinë” është duke krijuar një stil të vecantë komunikimi, ku mbështetja e ndihma ndaj njëri-tjetrit qëndrojnë gjithnjë në plan të parë.
“Trollit kemi me ia këputë kamb’t”, kjo është njëra ndër motot kryesore të krijuesit të grupit, Drilon Jahës, i cili është i pakompromis që ta dënojë cdo përqeshje e ofendim që ndodh brenda kësaj hapësire virtuale.
Për dallim nga ofendimet e përqeshjet, që janë rreptësisht të ndaluara, brenda grupit do të “lulëzojnë” ide të ndryshme kreative që synim kanë argëtimin e informimin e komunitetit.
Lojëra shpërblyese, pyetsorë interesantë, live sessions, gara për reklamën më të mirë, suportimi i një biznesi të vogël etj., janë vetëm disa nga ngjarjet për të mos u humbur ditëve në vijim në “Trampolinë”.
Klikoni në linkun më poshtë dhe bëhuni “trampolues”:
https://www.facebook.com/groups/trampoline.official/?ref=share