Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Prokuroria nis hetimet ndaj mësimdhënësit në Mitrovicë, dyshohet se goditi nxënësit për t’i ulur nëpër vende në klasë

Prokurori ka nisur hetimet për një mësimdhënës në Mitrovicë, pasi i njëjti po dyshohet se ka goditur nxënësit e tij me shuplakë, me qëllim që ata t’i ulë nëpër vende në klasë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas raportit, rasti ka ndodhur të enjten në mëngjes, pas një incidenti mes nxënësve, që pastaj ka pasuar me intervenimin e mësimdhënësit.

“Mitrovicë 18.11.2021 – 09:00. Është raportuar se në një shkollë ka ndodhur një incident mes nxënësve, pastaj një mësimdhënës, tani i dyshuar mashkull  kosovar, dyshohet se ka goditur me shuplaka nxënësit për t’i ulur nëpër vendet e tyre. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Youtube

Arkiva

Kategoritë