Gjatë pandemisë, ndër të tjerash, ka pasur rritje të dukshme të fëmijëve obezë në Angli.
Sipas një studimi të NHS Digital shifra e fëmijëve obezë në fillim të shkollës fillore në vitët 2020-2021 është më shumë se 14%, 4 për qind më shumë sesa vitet paraprake (2019-2020).
Më shumë se 4% janë rritur edhe shifrat e fëmijëve obezë që janë në përfundim të shkollës fillore.
Sipas ekspertëve në Angli, karantinimi, varfëria dhe rritja e problemeve të shëndetit mendor kanë ndikuar në rritjen e numrit të femijëve me obezitet.
Max Davie, doktor i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, tha për BBC se rritja ishte “alarmante”.
“Ndërsa bllokimi mund të ketë qenë një faktor kyç, ne nuk duhet të supozojmë se rezultatet e këtij viti janë një lajthitje pasi mund të ketë faktorë të tjerë, duke përfshirë vështirësitë e shëndetit mendor, të cilat do të kërkojnë kohë për t’u trajtuar” deklaroi ai.
Në anën tjetër, Caroline Cerny nga Aleanca Shëndetësore e Obezitetit, pranoi se varfëria po luan rol përfundimtar në këtë situatë.
NHS Digital tha se gjetjet ishin përfaqësuese të popullatës së përgjithshme.