Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Vrasja makabre e  8-vjeçarit në Fier, qytetarët marshim në Tiranë, u bashkohet edhe kryetarja e Kuvendit

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot në mëngjes dhe kanë nisur  një marshim nga Sheshi Nënë Tereza si homazh për vrasjen e vogëlushit 8- vjeçar, Mateo Vasiu nga 38-vjeçari Klodian Çalameni.

Marshimit i është bashkuar edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila tha se kërkesa e familjarëve dhe të afërmve për rikthimin e dënimit me vdekje nuk është një vendimmarrje që mund të merret nën ndikimin e emocioneve të forta që ka shkaktuar ngjarja.

Kujtojmë se familjarët e vogëlushit kanë nisur që dje  nënshkrimin e një peticioni përmes të cilit, synojnë dënimin me vdekje të 38-vjeçarit. Peticioni është firmosur dhe nga qytetarë të shumtë, të cilët të tronditur nga ngjarja e rëndë, kërkuan varjen e tij në mes të qytetit të Fierit.

Shqipëria e ka hequr dënimin me vdekje prej gati 3 dekadash tashmë. Ishte viti 1992 pikërisht në Fier, kur u ekzekutua për herë të fundit një dënim kapital, varje në mes të qytetit. Kishte 8 muaj që kishte ardhur demokracia dhe legjislacioni nuk kishte ndryshuar ende.

Dy personat në foto janë vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit dhe u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”.

Varja u realizua me 25 qershor të vitit 1992, në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.

14 shtete në gjithë botën e lejojnë me ligj dënimin me vdekje si praktikë për ekzekutimin e kriminelëve të një shkalle rrezikshmërie shumë të lartë.

Në asnjë shtet të Europës, përfshi Shqipërinë, nuk lejohet dënimi me vdekje.

Katërmbëdhjetë vendet që kanë legalizuar dhe ruajtur të drejtën për të ekzekutuar kriminelët për krimet e tyre janë: Bangladeshi, Kina, Egjipti, Etiopia, Indi, Indonezia, Irani, Japonia, Nigeria, Arabia Saudite, Korea e jugut, Sri Lanka, Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjykata këtë të enjte dha masën e arrestit me burg për Klodian Çalamënin. 38-vjeçari do të gjykohet pas hekurave për vrasjen e 8-vjeçarit që u gjet i mbuluar me baltë në oborrin e vrasësit.

Familjarët e të miturit janë futur me forcë brenda ambienteve të gjykatës, duke çarë edhe kordonin e policisë. Mes thirrjes “drejtësi” ata kanë kërkuar të ballafaqohen me Çalamanin, i cili nuk u paraqit në ambientet e gjykatës pikërisht prej gjendjes së rënduar.

Personat e pranishëm kërkonin që vrasësi të dënohej me varje pasi nuk mund të qëndronte në burg dhe të ushqehej me taksat e tyre./Tch/

Youtube

Arkiva

Kategoritë