Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Masa të rrepta në Mal të Zi për shkak të COVID-19: Nga sot nuk ka dasma, as festime të Vitit të Ri e tubime të tjera publike

Masat e reja epidemiologjike në Mal të Zi, të cilat janë në fuqi nga sot, ndalojnë festimet e Vitit të Ri në natyrë, dasmat në ambiente të hapura dhe të mbyllura, si dhe punën e lokaleve të natës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Borovinic Bojovic tha të premten se beson se vendimi për ndalimin e pritjeve në ambient të hapur do të jetë përfundimtar, pasi siç tha ajo, është e vështirë të përmirësohet situata në afat të shkurtër.

Masat aktuale në Mal të Zi janë:

1. Ndalohet organizimi i festimeve të Vitit të Ri në ambient të hapur (koncerte, tubime masive, etj.)

2. Ndalohet organizimi i dasmave në ambient të hapur dhe të mbyllur

3. Puna e klubeve të natës është e ndaluar

4. Orari i punës i objekteve hotelierike është i kufizuar deri në mesnatë

5. Ndalohet organizimi i ekskursioneve, festimeve private dhe ditëlindjeve.

6. Qëndrimi në shtëpi dhe apartamente u rekomandohet vetëm anëtarëve të së njëjtës familje

Ndërkohë, Qeveria po shqyrton ende mundësinë e vendosjes së detyrimit për të patur një certifikatë Dixhitale Kombëtare për COVID për të gjithë administratën publike – shëndetësi, arsim, administratë policore, ushtri – që nga 1 dhjetori.

Gjithashtu, nga 1 dhjetori, nëse miratohen këto masa, certifikata Dixhitale Kombëtare për COVID do të jetë e nevojshme për hyrje në transportin publik, qendrat tregtare, palestrat, ambientet e biznesit dhe objektet afariste në të cilat aktivitetin e kryejnë më shumë se tre kompani, pra sipërmarrës dhe objektet sipërfaqe mbi një mijë metra katrorë në të cilat kryhet shitja me pakicë e mallrave joushqimore.

“Të gjithë ata që kanë vdekur në Mal të Zi nga 1 maji e deri më sot dhe kanë qenë nën moshën 40 vjeçare kanë qenë të pavaksinuar. Kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat dhe të vaksinohen për t’u mbrojtur nga format e rënda të sëmundjes dhe vdekjes. Shërbimeve kompetente u bëj thirrje për kontrollin e masave që të këmbëngulin në detyrën e përbashkët – luftimin e epidemisë”, citohet të ketë thënë të premten ministrja e Shëndetësisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë