Klinika e Onkologjisë tashmë është furnizuar me ilacin Trastuzumab i cili ishte në mungesë prej disa ditësh në këtë klinikë. Lajmin e bëri të ditur vetë drejtori i kësaj klinike, dr. Ilir Kurtishi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Ai ndër të tjera theksoi se aktualisht shumica e barnave janë në Klinikën e Onkologjisë, në përjashtim të disave që pritet të vijnë këto ditë. I kontaktuar nga Famija Jonë, ai theksoi se lajmi për miratimin e buxhetit për barna esenciale është jashtëzakonisht i rëndësishëm këto kohë dhe shpreson që më të mos ketë më probleme në këtë drejtim.
“Lajmin për furnizim me barna esenciale e mirëpresim shumë, pasi kemi pasur mungesë barnash për 4 ose 5 ditë, por që këto ditë jemi stabilizuar dhe do të vazhdojë kështu gjatë gjithë kohës”, theksoi ai për “Familja Jonë”.
Tutje, Kurtishi shtoi se barnat që kanë munguar në Onkologji kanë qenë prej atyre barnave që kanë pasur përdorim të përditshëm dhe që kanë qenë më të lira për nga cmimi, ndërsa barnat me kosto më të lartë kanë qenë gjatë gjithë kohës.
Ai gjithashtu tregoi se në disa raste pacientët është dashur t’i sigurojnë vetë barnat e tyre për trajtim.
“Ndonjëherë barnat janë siguruar nga vetë pacientët, ndonjëherë kanë pritur për 3-4 ditë ose një javë derisa ka ardhur furnizimi”, shtoi tutje Kurtishi.
Furnizimi i klinikave me barna bëhet cdo muaj dhe, me ndarjen e këtij buxheti për barna esencialë, Kurtishi shpreson që të mos ketë më telashe në këtë aspekt. /familjajone