Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Moti për dy ditët e ardhshme, bien temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të shënojnë ulje, derisa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit.

“Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë