Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tetë raste të dhunës në familje në Kosovë

Në raportin 24 orësh nga policia e Kosovës janë raportuar rreth 8 raste të dhunës në familje.

Këto raste janë paraqitur nga qytete të ndryshme të Kosovës, por përkundër vendeve të tjera të raportuara më nga një rast të dhunës, në Prishtinë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, bënë të ditur policia.

Raporti i plotë i policisë për rastet e dhunës në familje:

 Prishtinë 05.11.2021 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore, pasi që i njëjti e ka  sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

 Prishtinë 06.11.2021-13:30.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me mesazhe  përmes telefoni nga bashkëshorti i saj  dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje,  rasti vazhdon të hetohet.

 Fushë Kosovë 06.11.2021-17:05.   Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Podujevë 06.11.2021-22:00.  Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje duke e shtyrë e  ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Suharekë 05.11.2021 – 23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

Prizren 06.11.2021-23:40.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se,  babai i tij i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke  shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Klinë 06.11.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor,  ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Gjakovë 06.11.2021 – 09:30. Janë arrestuar të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovar/e të cilët janë në lidhje bashkëshortore pasi që të njëjtit dyshohet se vazhdimisht kanë mosmarrëveshje mes veti . Të  dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë