Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 443.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.575.375 doza të vaksinës.
Deri më sot 735.357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.