Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksina HPV ul kancerin e qafës së mitrës me gati 90%

Vaksina e papillomavirusit njerëzor, ose HPV, po zvogëlon rastet e kancerit të qafës së mitrës me gati 90%, tregojnë të dhënat e para.

Cancer Research UK i përshkroi gjetjet si “historike” dhe tha se kjo tregonte se vaksina po shpëtonte jetë, transmeton Indeksonline.

Studiuesit thanë se suksesi nënkuptonte se ata që ishin vaksinuar mund të kenë nevojë për më pak teste të qafës së mitrës.

Vajzave u ofrohet vaksina nga mosha 11 deri në 13 vjeç, në varësi të vendit ku jetojnë në MB. Vaksina u ofrohet edhe djemve që nga viti 2019 .

Në përgjithësi, studimi vlerëson se programi HPV ka parandaluar rreth 450 kancere dhe 17,200 parakancerogjene, raporton BBC.

Youtube

Arkiva

Kategoritë