Në moshën 64-vjecare ka vdekur stomatologu i njohur, dr. Tahir Smajlaj.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Stomatologëve të Kosovës, përmes një njoftimi. Ndër të tjera, OSK e vlerësoi lart kontributin e Smajlajt dhe bashkëpunimin që ai pati me kolegët e tjerë.
“N j o f t i m
Me pikëllim të thellë, njoftojmë se dje, me dt.01.11.2021, ka ndërruar jetë kolegu ynë Dr. Tahir Smajlaj, në moshën 64 vjeçare.
Ishte koleg me një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë i veçantë për secilin kolegë që e ka njohur dhe ka pasur rastin të punoj më të.
Oda e Stomatologëve të Kosovës, vlerëson lartë karakterin e tij bashkëpunues, të ngrohtë e të komunikueshëm dhe me këtë rast bashkëndjen dhimbjen dhe i shprehë ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve të tij.
Kujtimi për të do të mbetët i përjetshëm”, thuhet në njoftimin e tyre. /familjajone