Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në pjesën e parë të këtij viti tek pacientët në QKUK janë vendosur 996 stenda.
Përmes një komunikate për medie, SHSKUK ka njoftuar se brenda gjashtë muajve janë kryer mbi një mije procedura të kosonografisë.
“Kardiologët invazivë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vendosur 996 stenta te pacientët, gjatë pjesës së parë të vitit 2021. Në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda 6 muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë”, thuhet në komunikatë.
Tutje në njoftim është bërë e ditur edhe për numrin e shërbimeve të ekoradiografisë.
“Në mesin e shumë procedurave tjera kardiologjike, mjekët kardiologë invazivë kanë ofruar edhe 303 shërbime të ekoradiografisë dhe kanë realizuar edhe 4 Ekokardiografi Transezofageale”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, pas qetësimit të situatës me COVID-19, sipas të njëjtit njoftim Kardiologjia Invazive po kryen edhe rastet e planifikuara të koronarografive dhe stentimeve.