Në datë 27 tetor është mbushur rezervuari i furnizimit me naftë për QMF-në e Gjakovës.
Por për 5 ditë, rezervuari është zbrazur, raporton Indeksonline.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se është inicuar rasti “Vjedhje” dhe se është duke u hetuar.
“Gjakovë 01.11.2021 – 10:50. Është raportuar se rezervuari i furnizimit me naftë për QMF-në, për kundër së me 27.10.2021 është mbushur nga kompania, tani është i zbrazur dhe se këtu kanë qasje gjashtë persona. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Indeksonline/