Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tri simptoma të fshehta të diabetit: Ato kalojnë pa u vënë re dhe mund të jenë një shenjë alarmi!

Simptomat e sheqerit të ngritur në gjak kalojnë pa u vënë re për një kohë të gjatë, gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të problemeve të zemrës ose dëmtimit të nervave

Siç kanë thënë në “Vein Clinic UNC Health Care”, simptomat më të shpeshta të fshehura të sheqerit të lartë në gjak janë therja e pazakontë në pjesë të ndryshme të trupit, transmeton Telegrafi.

Kjo gjendje ndodh kur hiperglicemia dëmton përfundimet nervore.

Një shenjë tjetër e sëmundjes është kruajtja e lëkurës dhe shërimi i gjatë i hematomave.

“Diabeti ka shumë simptoma të hershme, mirëpo disa janë mjaft të paqarta. Nëse i vini re ato, përpiquni të hani sa më shumë ushqime me karbohidrate të ulëta, shumë proteina dhe perime me gjethe. Shmangni pijet me sheqer dhe pini të paktën dy litra ujë në ditë. Është e mundur që brenda pak ditësh të gjitha këto shenja të zhduken”, këshillojnë mjekët nga “Vein Clinic UNC Health Care”.

Ekspertët kanë shpjeguar gjithashtu se ndonjëherë simptomat e mësipërme nuk lidhen me diabetin, por mund të jenë pasojë e marrjes së tepërt të karbohidrateve me të cilat trupi nuk mund të përballet.

Ndjesi therjesh mund të shkaktohet edhe nga qarkullimi i dobët i gjakut dhe kruajtja e shkaktuar nga alergjitë ose ekzema.

Mirëpo, nëse të paktën dy nga këto simptoma shfaqen në të njëjtën kohë, rekomandohet që të kërkoni ndihmën e një mjeku.

Nëse nuk trajtohet, diabeti rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose goditjes në tru, si dhe probleme me veshkat.

Youtube

Arkiva

Kategoritë