Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa shpesh e prekni fytyrën? Katër mënyra të thjeshta për të hequr qafe këto shprehi

Mbase duke lexuar këtë tekst e prekni fytyrën tuaj

Kjo shprehi është e zakonshme dhe shumica nuk mund ta heqin qafe aq lehtë, sepse bëhet pjesë e rutinës.

Duart tona mbajnë baktere. Kur prekim fytyrën, ne pa dijeni përhapim vajra, papastërti dhe baktere nga dora në fytyrë. Kjo më vonë çon në bllokimin e poreve, puçrra dhe madje edhe në plakjen e parakohshme, transmeton Telegrafi.

Mbani duart tuaja të zëna

Një nga mënyrat më të lehta për të hequr qafe shprehinë e prekjes së fytyrës është të mbani duart tuaja të zëna.

Vizualizoni atë që po kaloni

Përdorni teknikat e vizualizimit dhe imagjinoni duart tuaja si “instrumente të pista” dhe mendoni për të gjitha gjërat dhe vendet që kanë prekur gjatë gjithë ditës. Mos harroni këtë fotografi edhe nëse duart tuaja janë të pastra.

Numëroni sa herë në ditë prekni fytyrën tuaj

Hulumtimet tregojnë se ne prekim fytyrën deri në 3 herë në një minutë. Kjo do të thotë që nëse jemi zgjuar për 16 orë, ne prekim fytyrën qindra apo edhe mijëra herë në ditë. Tingëllon gjithsesi shumë.

Kërkoni ndihmën e një miku

Ju mund të kërkoni nga njerëzit pranë jush që t’ju ndihmojnë duke tërhequr vëmendjen tuaj çdo herë që prekni fytyrën tuaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë