Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Na pret një sezon i ashpër gripi, kush janë më të rrezikuar?

Sezoni i gripit që po vjen mund të jetë i ashpër, ndonëse nuk mund të dimë me siguri se si do të duket sezoni i gripit…

Sezoni i gripit që po vjen në Evropë mund të jetë i ashpër për të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët, paralajmëroi të martën agjencia e BE-së për shëndet publik, duke shtuar se gripi mund t’ua rëndojë barrën sistemeve shëndetësore tashmë të ngarkuara nga pandemia e koronavirusit.

Nënlloji kryesor i raportuar i virusit të gripit në Bashkimin Evropian dhe në Zonën Ekonomike Evropiane i prek në mënyrë të pabarabartë të moshuarit dhe lidhet me efikasitet më të ulët të vaksinës, tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve.

“Vërejtja e hershme e nënllojit A (H3N2) është tregues se sezoni i gripit që po vjen mund të jetë i ashpër, ndonëse nuk mund të dimë me siguri se si do të duket sezoni i gripit”, tha Pasi Penttinen, drejtor i programit për gripin në Qendrën Evropiane për

Penttinen u bëri thirrje punonjësve shëndetësorë që të vaksinohen kundër Covid-19 dhe gripit para dimrit, dhe shtoi se masat e distancës fizike dhe higjienës janë të rëndësishme për të gjithë, veçanërisht ata që punojnë në shtëpi të moshuarish dhe mjedise të kujdesit shëndetësor.

Rreth 20% e popullsisë sëmuret nga gripi çdo vit. Të moshuarit, gratë shtatzëna dhe ata me gjendje mjekësore kronike janë më të rrezikuar nga komplikimet e rënda nga gripi, tha ECDC.

Youtube

Arkiva

Kategoritë