Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Autoritetet shëndetësore në SHBA po e shqyrtojnë mundësinë për dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19

Njerëzit me sëmundje të caktuara ekzistuese që i bëjnë ata me nivel mesatar dhe të rëndë imunitar mund të marrin një dozë të katërt të vaksinës mRNA kundër COVID-19, sipas udhëzimeve të përditësuara nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, CDC autorizoi një dozë të tretë për njerëzit e caktuar me imunitet të rrezikuar nga mosha 18 vjeç e lart gjatë muajit gusht. CDC tha se një dozë e tretë, se sa një dozë përforcuese – që CDC bën dallimin midis të dyjave – ishte e domosdoshme sepse imuniteti i dobët mund të mos ketë pasur një përgjigje të plotë imune nga dy dozat e para.

Një studim nga Universiteti Johns Hopkins këtë verë tregoi se njerëzit e vaksinuar me imunitet të dobët kishin 485 herë më shumë gjasa të përfundonin në spital ose të vdisnin nga COVID-19 në krahasim me shumicën e njerëzve të vaksinuar.

Në studime të vogla, tha CDC, njerëzit e vaksinuar plotësisht me imunitet të rrezikuar përbënin rreth 44 për qind të rasteve të reja që kërkonin shtrimin në spital.

Ata kanë gjithashtu më shumë gjasa të transmetojnë virusin te njerëzit që kanë pasur kontakt të ngushtë me ta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë