Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Austria nuk ia lëshon vizën nënës kosovare për t’u bashkuar me vajzën e sëmurë

Ambasada e shtetit të Austrisë në Shkup nuk i ka lëshuar vizë Merita Hoxha Maksutit për t’u bashkuar me vajzën e sëmurë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Hoxha-Maksuti tregoi se vajza e saj gjendet në Austri duke u trajtuar për një sëmundje, ndërsa ajo po mundet të udhëtojë për të qenë bashkë me vajzën.

“Ambasada e Austrisë në Shkup përfundimisht ma ka pamundësuar bashkimin me vajzën time, Majën, e cila është duke i kaluar momentet më të vështira të jetës pa mua”, ka shkruar ajo.

Nëna ka treguar se ka aplikuar disa herë për vizë dhe ka shpenzuar para në blerjen e biletës së aeroplanit për katër herë radhazi, si dhe shpenzime të tjera, por në fund nuk ka arritur të marr vizën.

“Ftesa e spitalit më prestigjioz të Austrisë nuk qenka kauzë e mjaftueshme që unë të bashkohem me vajzën time. As dokumentacioni që garanton që ky spital ka marrë fonde prej 10.000€ për vajzën time. Thasët me dokumente të nënshkruara, noterizuara e detajuara deri në skaj nuk po vlejtkan gjë. Shkatërrimi financiar, emocional, fizik e shpirtëror, as që diskutohen. Kjo pra, është si trajtohet një qytetar i thjeshtë i këtij vendi”, ka shkruar ajo. Hoxha-Maksuti ka thënë se është detyruar të gjej rrugë jo ligjore për të udhëtuar në Austri. /GazetaShneta

Youtube

Arkiva

Kategoritë