Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëria e para në Europë për vdekjet nga COVID sipas FMN-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar një raport i cili rendit Shqipërinë si të parën në Europë për numrin e vdekjeve nga COVID-19, në raport me popullsinë.

Presidenti i vendit Ilir Meta i cilësoi si alarmante të dhënat e këtij raporti. Ai tha se renditja në vend të parë duhet marrë seriozisht, pasi vendi ynë ka popullsi me moshë mesatare më të re, krahasuar me vendet e tjera të Europës.

Përmes një statusi në “Facebook”, të publikuar të premten, Meta i bëri thirrje Komitetit Teknik të Ekspertëve që të rishikojnë planin për menaxhimin e pandemisë, si edhe të jenë më transparentë me qytetarët.

“Renditja e Shqipërisë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19 sipas FMN, është një fakt alarmant, që duhet të merret shumë seriozisht, për më tepër që vendi ynë është ende me moshë mesatare më të re të popullatës krahasuar me vendet e tjera të BE. I bëj thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët. Duhen zbuluar dhe eliminuar pikat e dobëta dhe duhet ndërhyrë urgjentisht për të parandaluar këtë shkallë të lartë të humbjeve të jetëve. Jemi ende në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave antiCovid duhet të ndërmerren sa më parë”./Euronews.al/

Youtube

Arkiva

Kategoritë