Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të premten, nesër, nga ora 10:00-17:30, qytetarët e interesuar për vaksinim kundër COVID-19 mund ta bëjnë këtë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ekipet mobile të vaksinimit.
Ministria ka thënë se një praktikë të tillë do ta fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera në Kosovë.
Deri më sot nga dy doza të vaksinës anti-COVID i kanë marrë 690 mijë qytetarë. 145 mijë të tjerë janë në pritje të dozës së dytë. Në vend janë administruar 1.5 milionë doza.