Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Kardiokirurgji kryhet një operacion i komplikuar, një 70-vjeçareje i nënshtrohet intervenimit të zëvendësimit të dy valvulave dhe by passeve aortokoronare

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer me sukses të plotë një operacion të komplikuar.

Në njoftim thuhet se pacientja me inicialet F.T., e moshës 70 vjeçare, me dëmtime të dy valvulave në zemër (stenozë e rëndë aortale dhe mitrale) dhe me sëmundje të arterieve koronare, i është nënshtruar intervenimit të zëvendësimit të dy valvulave dhe by passeve aortokoronare, ndërsa pas operacionit të trefishtë pacientja është në gjendje stabile shëndetësore në kujdesin postoperator.

Lexoni të plotë njoftimin:

Mjekë kardiokirurgë, bashkë me anesteziologë, të asistuar edhe nga stafi përcjellës, në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kryer me sukses të plotë një operacion të komplikuar.

Pacientja me inicialet F.T., e moshës 70 vjeçare, me dëmtime të dy valvulave në zemër (stenozë e rëndë aortale dhe mitrale) dhe me sëmundje të arterieve koronare, i është nënshtruar intervenimit të zëvendesimit të dy valvulave dhe by passeve aortokoronare.

Pas operacionit të trefishtë pacientja është në gjendje stabile shëndetësore në kujdesin postoperator.

Pacientja kishte vështirësi në frymëmarrje dhe lëvizshmëri të kufizuar për një kohë të gjatë, si pasojë e problemeve të avancuara kardiake.

Youtube

Arkiva

Kategoritë