Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut do të duhet të vaksinohen kundër coronavirusit deri në fund të javës së ardhshme, ose ata do të dërgohen me pushim dhe nuk do të paguhen, tha kryebashkiaku, Bill de Blasio.
Punonjësit e qytetit do të marrin 500 dollarë për marrjen e dozës së parë të vaksinës nëse pranojnë të vaksinohen deri në ora 5 pasdite të premten, 29 tetor. Pas kësaj, punonjësit do të duhet të kenë të paktën një dozë të vaksinës dhe të tregojnë provën e vaksinimit nga mbikëqyrësi, tha de Blasio në një deklaratë.
“Nuk ka asnjë privilegj më të madh se sa t’u shërbesh qytetarëve të New Yorkut, dhe ky privilegj vjen me një përgjegjësi për të mbrojtur veten dhe komunitetin tënd”, tha ai.
Masa po prezantohet në qytetin më të populluar të Amerikës pasi shumë bashki të tjera, rrethe shkollore dhe qeveri të tjera në të gjithë vendin luftojnë me kërkesat për të mbajtur maska dhe vaksinuar në ditët kur numri i të infektuarve është në rënie.
Të paktën një dozë e vaksinës iu dha 71 për qind të të gjithë 160 mijë punonjësve në New York. Që nga shtatori, vaksinimi ka qenë i detyrueshëm për punonjësit e Departamentit të Edukimit të qytetit të Agjencisë së Shëndetit dhe Spitaleve në Nju Jork, dhe të paktën 95 për qind e punonjësve janë vaksinuar, tha de Blasio.