Natura Therapy ka shpallur konkursë për një person me përvojë pune dhe njohuri në sektorin shëndetësor dhe tregun farmaceutik.
Përmes një postimi në Facebook, NATURA THERAPY, ka bërë ditur kriteret të cilat duhet të plotësohen për të u bërë pjesë e tyre.
“Nëse keni përvojë pune dhe njohuri në sektorin shëndetësor dhe tregun farmaceutik në Kosovë, ne Ju ofrojmë mundësi për punë me përgjegjësitë e mëposhtme”.
Përgjegjësitë e punës të cilat kërkon që të përfshihen janë:
• Vizitë e rregullt e klientëve dhe pikave të shitjes në terren (vizitë të mjekëve dhe farmacive);
• Organizim dhe kryerje e prezantimeve, edukim dhe motivimi i klientëve;
• Regjistrim i shtojcave ushqimore dhe punë tjera administrative.
Kushtet e punës:
• Diplomë universitare – Fakulteti i Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë ose Biokimi;
• Përvojë pune në të njejtën pozitë ose pozitë të ngjajshme;
• Punë kompjuterike dhe njohuri të gjuhës angleze;
• Patentë shoferi kategoria B;
• Shkathtësi të zhvilluara të prezantimit dhe aftësi për të negociuar;
• Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip dhe fleksibilitet për punë në terren.
Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet e mësipërme mund të dërgojnë CV në contact@naturaks.com. /FamiljaJonë/