Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
84 mijë vizita në Ambulancat Specialistike në QKUK në periudhën janar-shtator 2021

Ambulancat Specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë ofruar mijëra shërbime për pacientët gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2021.

Sipas raportit 9 mujor të punës, në sistemin e regjistrimit figurojnë mbi 84 mijë vizita në ambulancat specialistike të QKUK-së.

Pa përfshirë echon, ergometrinë, holter 24, në Ambulancat Specialistike të Kardiologjisë u ofruan 4 mijë e 126 shërbime për pacientët me probleme në zemër.

Brenda kësaj kohe, në Ambulancat Specialistike të Endokrinologjisë kishte 5 mijë e 939 vizita, në Gastroenetrologji 3 mijë, në Nefrologji 1 mijë e 494, në Hematologji 1 mijë e 989, në Alergologji 2 mijë e 687, në Reumatologji 3 mijë e 537 dhe në Kirurgjinë Maksillofaciale 1 mijë e 713.

Neurologjia kishte 1 mijë e 713 vizita, Oftalmologjia 6 mijë e 430, kurse ORL 6 mijë e 854 .

Për 9 muaj, në Ambulancat Specialistike të Ortopedisë janë kryer 15 mijë e 613 vizita, ndërkohë në Fiziatri 3 mijë e 385 vizita.

Në Ambulancat Specialistike të Kirurgjisë Abdominale kishte 2 mijë e 503 pacientë, në Kirurgjinë Vaskulare 4 mijë e 119, në Neuorkirurgji 2 mijë e 83 pacientë, në Kirurgjinë Torakale 1 mijë e 905, në Urologji 3 mijë e 900, në Kirurgjinë e Fëmijëve 921 pacientë dhe në Kirurgjinë Plastike 4 mijë e 781 pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë