Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa informacione të rëndësishme në lidhje me sëmundjen e kancerit të gjirit

Kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit, ekipi mjekësor mund t’ju ofrojë një mori këshillash mjekësore të ekspertëve.

Por kur bëhet fjalë për përvojën aktuale, si të menaxhoni efektet anësore dhe njohurit afatgjata mbi opsionet tuaja, mund të kuptohet më mirë nëse flisni me gratë e tjera që kanë ecur në rrugën e kancerit të gjirit para jush.

Pra, më poshtë ua sjellim gjashtë informacione të tjera që duhet t’i dini:

Opsionet e trajtimit të fertilitetit eksplorohen më së miri para se të filloni kimioterapinë

Shumë herë, ky hap mund të anashkalohet në procesin e përshpejtimit të trajtimit tuaj. Por, diskutimi i opsioneve të ruajtjes së fertilitetit para fillimit të çdo kimioterapie, e cila mund të ndikojë në pjellorinë afatgjatë, është e rëndësishme, shkruan Healthline.

Kur flokët bien, mund të jetë e dhimbshme

Ndërsa folikulat vdesin, mund të ketë një ndjesi të dhimbshme në lëkurën e kokës. Shumë të mbijetuar do t’ju rekomandojnë të rruani kokën me një brisk sapo të fillojë kjo ndjesi në mënyrë që të minimizoni shqetësimin.

Është gjithmonë e rëndësishme të flisni me ekipin tuaj të trajtimit për efektet anësore të panjohura që po përjetoni për të ditur nëse ato janë pjesë të pritshme të trajtimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë